Pritet të lehtësohen masat antiCOVID, zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë
Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha ka ftuar në takim kryetarët e komunave, apo përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), […]
Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha ka ftuar në takim kryetarët e komunave, apo përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ku është diskutuar për masat kundër COVID-19.
Ndryshim pritet të ketë në orarin e kufizimit të lëvizjes dhe në atë të gastronomisë. Pra në takim është diksutuar që orë policore të ketë pas orës 24:00 dhe të zgjatet orari i punës së gastronomisë deri në ora 23:00.
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Sinjalin se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSh-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm.
Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.
“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi.
Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.