Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

02.10.2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Thaçi shprehet se me avokatin Qelaj diskutuan për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta drejtojë brenda mandatit kushtetues. ”Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e […]

Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj Foto: Ilustrim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Thaçi shprehet se me avokatin Qelaj diskutuan për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta drejtojë brenda mandatit kushtetues.

”Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz.

Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”shkruan Thaçi.