Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta me të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim

29.06.2026

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta me të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se takimi ishte tejet emocional, duke shtuar se, pavarësisht viteve të paraburgimit, Thaçi vazhdon të ruajë të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim.

Sipas tij, bisedat me ish-presidentin janë gjithmonë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen, ndërsa vlerësoi se ai po përballet me sfidat me qetësi dhe vendosmëri, duke besuar se e vërteta do të dalë në dritë.

Në fund, Tahiri shprehu urimin që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt dhe Hashim Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More