Specialja: Vendimi për kërkesën e Hashim Thaçit për lirim me kusht do të merret në kohën e duhur

13.07.2026

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të vendosë në kohën e duhur për kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht, kanë bërë të ditur zyrtarë të gjykatës.

Specialja: Vendimi për kërkesën e Hashim Thaçit për lirim me kusht do të merret në kohën e duhur Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, deklaroi për Radio Dukagjinin se vendimi lidhur me kërkesën e mbrojtjes do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha rrethanat e paraqitura.

Mbrojtja e Thaçit e ka dorëzuar kërkesën më 6 korrik, duke propozuar një sërë masash që synojnë të garantojnë respektimin e kushteve të lirimit. Mes tyre përfshihet edhe një dorëzani prej 50 mijë eurosh.

Sipas kërkesës, Thaçi zotohet se nuk do të largohet nga territori i Kosovës, do të dorëzojë pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të përmbahet nga çdo deklaratë publike, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në media dhe rrjetet sociale.

Po ashtu, në kërkesë theksohet se ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të autorizuar të ekipit mbrojtës. Trupi gjykues pritet të vendosë mbi këtë kërkesë brenda një afati të arsyeshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More