“Unë e kam fituar përjetë lirinë” – Edi Rama telefonon Hashim Thaçin në Ditën e Pavarësisë

17.02.2026

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike emocionale me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Unë e kam fituar përjetë lirinë” – Edi Rama telefonon Hashim Thaçin në Ditën e Pavarësisë Foto: Ilustrim

Rama ka ndarë publikisht detaje nga kjo telefonatë, duke theksuar se urimi i 17 shkurtit nga Haga ka qenë gjithmonë i vështirë emocionalisht ndër vite. Megjithatë, sipas tij, këtë herë Thaçi ishte më i qetë se kurrë në zërin e tij.

Ai ia përsëriti dy herë, në fillim dhe në fund të bisedës, mesazhin e fortë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”

Kryeministri Rama e përmbylli mesazhin me fjalët: “Vëllai im, të përqafoj shumë”, duke përcjellë një mesazh uniteti, qëndrese dhe besimi në drejtësi, në një ditë simbolike për shtetin e Kosovës

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More