Policia në Kosovë shtrëngon kontrollet për falsifikim të testeve PCR, deri më tani 12 raste të raportuara

10.09.2021

Kriminelët në Kosovë po i falsifikojnë testet PCR dhe po ua shesin ato udhëtarëve. Tani policia i ka shtrënguar kontrollet dhe ka arrestuar disa persona, fillon shkrimi mediumit zviceran <Blick>. Vetëm pak ditë më parë mbi 100 kriminelë u arrestuan në Ballkan për falsifikim të testeve negative PCR. Dhe kjo në një shkallë të gjerë. […]

Policia në Kosovë shtrëngon kontrollet për falsifikim të testeve PCR, deri më tani 12 raste të raportuara Foto: Ilustrim

Kriminelët në Kosovë po i falsifikojnë testet PCR dhe po ua shesin ato udhëtarëve. Tani policia i ka shtrënguar kontrollet dhe ka arrestuar disa persona, fillon shkrimi mediumit zviceran <Blick>.

Vetëm pak ditë më parë mbi 100 kriminelë u arrestuan në Ballkan për falsifikim të testeve negative PCR. Dhe kjo në një shkallë të gjerë. Sepse dokumentet kanë rëndësi të madhe për ta. Disa shiten deri në 800 franga, raporton mediumi zviceran “Blick”.

Dhe nuk është çudi: kushdo që paraqet test negativ është i mbrojtur nga koronavirusi – dhe kështu bota është e hapur për ju. Dhe është pikërisht kjo nga çka dëshirojnë të përfitojnë mashtruesit.

Pas arrestimeve, policia në Kosovë duket se i ka shtrënguar kontrollet. Tani testet po kontrollohen nga afër, siç raporton portali zvicerano-kosovar “Le Canton27.ch”.

Për shkak të mashtrimeve me teste PCR, mund të dënoheni deri në 8 vjet burg. Dhe policia deri më tani ka gjetur atë që e ka kërkuar.

“12 raste në total janë raportuar dhe kanë nisur procedurat ndaj tyre. 11 nga ta për falsifikim të dokumenteve ose falsifikim të testeve PCR dhe një rast për veprim kundër rregulloreve shëndetësore gjatë pandemisë”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për “Le Canton27.ch”.

Por nuk janë vetëm falsifikuesit ata që rrezikojnë të dënohen. Të rrezikuar janë edhe personat që zihen me teste të falsifikuara PCR. Sepse kushdo që përhap me vetëdije një sëmundje dhe kështu dëmton të tjerët, rrezikon gjobitjen, ndonëse jo edhe burgun.