Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë motit me borë e ngrica

11.01.2022

Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. “Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë. Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të […]

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë motit me borë e ngrica Foto: Ilustrim

Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

“Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilentë. Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe”, thekson policia.