Policia apel shoferëve për respektim të rregullave në trafik: Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj

27.07.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik. Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje. Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës. Gjatë ditës së sotme policia ka përsëritur apelin për […]

Policia apel shoferëve për respektim të rregullave në trafik: Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik.

Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje.

Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme policia ka përsëritur apelin për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave në trafik.

Gjithashtu, Policia e Kosovës është duke vazhduar të ndërmarrë masa dhe veprime policore ndaj kundërvajtësve në trafik.

“Vazhdon ndërmerrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njofimin e policisë.

“Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarresit në trafik të respektojnë rregullat në trafik. Bashkëpunoni me Policinë e Kosovës, ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj.”, thuhet në apelin e PK-së.