Policë që shkelin ligjin – Për pesë muaj, janë suspenduar 113 punonjës të Policisë së Kosovës

Ndonëse janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe ligjin, nuk janë të rralla rastet kur vetë punonjësit e Policisë së Kosovës suspendohen ose arrestohen për vepra të ndryshme penale.

Policë që shkelin ligjin – Për pesë muaj, janë suspenduar 113 punonjës të Policisë së Kosovës

Vetëm gjatë dy aksioneve të koduara “Pika”, në fillim të 2022-tës, u arrestuan 74 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2022, ka dhënë rekomandim për suspendimin e 113 punonjësve të Policisë, ndërsa janë arrestuar 90.


“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – maj 2022, Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim për 113 punonjës të Policisë së Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore ka arrestuar 90 persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së, të gjithë punonjësit janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Gjatë vitit 2021, sipas IPK-së, janë regjistruar 33 raste të “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”, ndërsa 27 raste të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, IPK ka hetuar 23 raste të “Lëndimit të lehtë trupor”, 13 raste të “Kanosjes” dhe 12 raste të “Dhunës në familje”.

“Bazuar në të dhënat e raportit vjetor 2021 të IPK-së veprat penale më të shpeshta të hetuara nga IPK-ja janë si në vijim: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” (33 raste), “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ (27 raste), “Lëndimi i lehtë trupor” (23 raste), “Kanosje” (13 raste), dhe “Dhuna në familje” (12 raste)”, thuhet në përgjigjen me shkrim të IPK-së për Express.

Në mars dhe prill të këtij viti, Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar dy aksionet e koduara “Pika” dhe “Pika 2” të cilat përfunduan me arrestimin e 74 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Ndërkaq, më 14 qershor, Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve policorë, të cilët akuzohen se më 6 tetor të vitit 2019 i kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dy persona të tjerë në stacion policor në Shtime. Dy prej tyre janë dënuar me nga një vit burgim, ndërsa njëri me 150 ditë burgim.

Dy zyrtarë policorë u arrestuan edhe më 16 qershor. Ata dyshohet se një ditë më parë e kanë keqtrajtuar një person të cilin e kishin ndalur për një kundërvajtje në trafik. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe janë suspenduar nga detyra.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë