Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

28.11.2023

Policia e Kosovës ka raportuar për 5 raste të dhunës në familje në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Viti dhe një tjetër në Ferizaj, raporton Policia. Sipas raportit 24 orësh njëri rast në Prishtinë ka qenë konflikt verbal […]

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për 5 raste të dhunës në familje në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Viti dhe një tjetër në Ferizaj, raporton Policia.

Sipas raportit 24 orësh njëri rast në Prishtinë ka qenë konflikt verbal në mes dy bashkëshortëve, ndërsa rasti tjetër ka qenë kërcënim nga burri për shkak të vendimit për divorc nga ana e gruas.

Në Fushë Kosovë burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërsa në viti një burrë ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Të gjith të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.