Përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve

10.03.2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është përmbyllur procesi i rinumërimit të 141 vendvotimeve. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi. Ai ka shtuar se tashmë […]

Përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve Foto: Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është përmbyllur procesi i rinumërimit të 141 vendvotimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, u shpreh Elezi./telegrafi/