Për shërbyesit civil rrogat e korrikut dalin me rritje prej 55 EURO

28.07.2025

Ministri në detyre i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga ky muaj e tutje shërbyesit publik që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Për shërbyesit civil rrogat e korrikut dalin me rritje prej 55 EURO Foto: SuharekaOnline

Murati në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro-faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit.

📍Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.

📍Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110.

📍Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit.

📍Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More