Murati e quan përparim renditjen e Kosovës si e dyta më e varfër në Evropë

18.05.2026

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar si përparim faktin që Kosova tashmë renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë sipas të dhënave të platformës WorldAtlas, të bazuara në statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Murati e quan përparim renditjen e Kosovës si e dyta më e varfër në Evropë Foto: Ilustrim

Murati deklaroi se gjatë qeverisjeve të kaluara Kosova kishte qenë në vendin e fundit për të ardhura për kokë banori sipas fuqisë blerëse, ndërsa tani, sipas tij, vendi ka arritur të ngushtojë diferencën me shtetet e tjera dhe të kalojë Moldavinë në këtë rangim.

“Kur ne kemi marrë qeverisjen, Kosova ka qenë e fundit. Tash kemi ngritje më lartë në tabelën e rangimit. Kemi ngushtuar diferencën me shtetet tjera dhe kemi kaluar një shtet”, tha Murati.

Ai shtoi se trendi aktual ekonomik, sipas raportimeve të FMN-së, tregon përmirësim gradual dhe se pret që Kosova të avancojë edhe më tej në renditje nëse vazhdon, siç u shpreh ai, “qeverisja e mirë”.

Deklaratat e Muratit kanë nxitur reagime në opinion, për shkak të interpretimit të pozitës së Kosovës në listën e vendeve më të varfra në Evropë si “sukses” krahasuar me vitet e mëparshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More