Nis puna për themelimin e Bankës Zhvillimore, formohet grupi punues për hartimin e projektligjit

02.06.2026

Është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt themelimit të Bankës Zhvillimore të Kosovës. Sot është nënshkruar vendimi për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për këtë institucion financiar.

Nis puna për themelimin e Bankës Zhvillimore, formohet grupi punues për hartimin e projektligjit Foto: Ilustrim

Ministri ne detyre i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi ne facebook, ka thënë se Banka Zhvillimore synon të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit përmes ofrimit të mundësive më të favorshme financiare për prodhuesit, eksportuesit dhe projektet e tjera zhvillimore.Përmes saj pritet të lehtësohet qasja në financim dhe të krijohen kushte më të mira për investime, rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Ai ka theksuar se themelimi i kësaj banke do të jetë një mekanizëm i rëndësishëm për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More