Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues

25.06.2026

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të tij, pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që kanë përfituar mbështetjen e njëhershme financiare në vlerë prej 100 eurosh.

Murati ka bërë të ditur se pagesat tashmë janë realizuar për studentët e kualifikuar, si pjesë e masave mbështetëse për përballimin e ndikimit të inflacionit.

Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 synon të ofrojë mbështetje financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë edhe studentët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More