Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit largohet nesër

30.11.2020

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare. “Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet […]

Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit largohet nesër

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare.

“Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.

Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.

Vendosja e kësaj shtatoreje u përcoll me kritika të shumta që nga koha kur u vendos.

Etiketat

Ofertat e fundit