Paralajmërimi i infektologut: Rritja e numrit të të infektuarve në botë rrezikon edhe Kosovën

15.11.2021

Ndërkohë sot, katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavorus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë pacientë. Numri aktual i rasteve aktive është 424. Pas raportimeve për shpërthimin e koronavirusit nëpër vende të ndryshme të botës. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe në vendin […]

Paralajmërimi i infektologut: Rritja e numrit të të infektuarve në botë rrezikon edhe Kosovën Foto: Ilustrim

Ndërkohë sot, katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavorus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë pacientë. Numri aktual i rasteve aktive është 424.

Pas raportimeve për shpërthimin e koronavirusit nëpër vende të ndryshme të botës. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe në vendin tonë. Kështu thonë njohësit e kësaj fushe.

“Delta por edhe Delta + Covid-19 pasi veç është në vendin tonë e pranishëm mund të reflektojë në kuptimin e rritjes së infeksioneve në nivel të vendit prapë falë edhe masave të cilat fare ose shumë pak nuk ishin respektuar.

Është e çuditshme se si IKSHPK nuk reagon ndaj këtyre masave të cilat nuk respektohen”, thotë për RTK’në infektologu Hamdi Ramadani.

Sipas infektologut Ramadani përqindja e vaksinimit në vendin tonë nuk është e kënaqshme dhe për këtë duhet të respektohen masat prandaj qytetarët duhet tu drejtohen qendrave të vaksinimit sepse kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga Covid-19.

Ramadani thotë se edhe numri i testimeve duhet të jetë më i madh se tani.