Për dy muaj mbi 15 mijë raste me grip sezonal në Kosovë

18.12.2021

Një infeksion akut viral është gripi sezonal, ku ai përcillet direkt nga një person i sëmurë te personi tjetër përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes. Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi stinor nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve. Numri më i madh i personave të prekur u takon […]

Për dy muaj mbi 15 mijë raste me grip sezonal në Kosovë Foto: Ilustrim

Një infeksion akut viral është gripi sezonal, ku ai përcillet direkt nga një person i sëmurë te personi tjetër përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.

Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi stinor nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve. Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

“Totali i numrit të pacientëve – i shprehur në përqindje – është rritur gjatë dy javëve të fundit për 50 për qind më shumë sesa në fazën kur nuk kemi pasur grip stinor”, thotë Hyseni-Mornia, duke shtuar se pacientët janë kryesisht të rinj.

Sipas saj, simptomat e gripit stinor janë: temperatura, rrjedhja e hundëve, dhembja e fytit, kollitja e të tjera.

Hyseni-Morina rekomandon që pacientët të ushqehen shëndetshëm, duke përdorur më shumë vitamina dhe duke bërë aktivitet fizik.

Ramadani: Vaksinimi kundër gripit stinor, i domosdoshëm

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se ky grip mund të jetë edhe kërcënues për jetën, sidomos te personat me sëmundje kronike.

Ai thotë se këta persona duhet ta marrin vaksinën kundër gripit stinor.

Sipas IKSHPK-së, efekti i vaksinës fillon një deri në dy javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit stinor dhe u bën thirrje qytetarëve, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

IKSHPK-ja jep disa rekomandime për mbrojtjen nga ky grip, të cilat përfshijnë bartjen e maskës, ruajtjen e distancës me personat e tjerë, si dhe reduktimin e vizitave te familjarët e hospitalizuar nëpër spitale dhe klinika të ndryshme.

IKSHPK-ja po ashtu sugjeron që në rast të shenjave të gripit, të mos shkohet në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz.

Infektologu Ramadani thotë se gripi stinor i ka simptomat pothuajse të njëjta me coronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19./REL/