Gripi sezonal po rritet me të madhe në Kosovë, simptomat dhe si ta shmangni, flet infektologu Ramadani

10.12.2021

IKSHPK ka apeluar të gjithë drejtorët komunal të Shëndetësisë që ta ngrisin nivelin e vigjilencës dhe të raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë. IKSHPK ka kërkuar që të vaksinohen të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar. “Zyrtarët e […]

Gripi sezonal po rritet me të madhe në Kosovë, simptomat dhe si ta shmangni, flet infektologu Ramadani Foto: Ilustrim

IKSHPK ka apeluar të gjithë drejtorët komunal të Shëndetësisë që ta ngrisin nivelin e vigjilencës dhe të raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

IKSHPK ka kërkuar që të vaksinohen të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.

“Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani ka theksuar se virusi sezonal është i ngjajshëm me virusin COVID-19.

Pasi që jemi në mesin e pandemisë COVID-19, pacientët vënë pikëpyetje nëse janë të infektuar me COVID-19 apo me grip sezonal.

Infektologu Ramadani ka thënë se një gjë e tillë mund të dihet vetëm përmes analizave laboratorike.

Po ashtu, ai ka shtuar se shihet një fluks më i madh i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat kryesore të mjekësisë familjare.

“Sipas informacioneve po flitet për një fluks më të madh të sëmurëve me grip sezonal dhe krahasuar me COVID-19 që nuk është aq i pranishëm në Kosovë këto ditë, gripi sezonal është duke domunuar në vendin tonë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ramadani tregoi se cilat janë simptomat e virusit sezonal.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes, simptomat e virusit sezonal janë: temperature e lartë, dhimbja e kokës, humbje të oreksit, dhimbje të nyjeve dhe ato respiratore me kollotje, dhimbje të fytit. Kjo është e ngjajshme me COVID-19 dhe është mirë që fëmijët dhe të moshuarit të vaksinohen kundër COVID-19”, shtoi ai.