2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 134 në tërë Kosovën

11.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy viktima nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive […]

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 134 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (5), Ferizaj (1) dhe Prishtinë (1).

Po ashtu, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.444 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 134, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,842 raste nga 688,499 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.