Infektologu kosovar: Mundësia e përhapjes së Omicronit është më e madhe

06.12.2021

Ende ka shumë pyetje pa përgjigje lidhur me variantin Omicron të COVID-19, e që po konsiderohet variant me shumë mutacione. Për të zbuluar se a përhapet më shpejt se variantet e tjera, apo shmang ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes tashmë shkencëtarët janë duke punuar gjatë gjithë kohës. E ky variant po përcillet me mjaft seriozitet […]

Ende ka shumë pyetje pa përgjigje lidhur me variantin Omicron të COVID-19, e që po konsiderohet variant me shumë mutacione.

Për të zbuluar se a përhapet më shpejt se variantet e tjera, apo shmang ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes tashmë shkencëtarët janë duke punuar gjatë gjithë kohës.

E ky variant po përcillet me mjaft seriozitet edhe në Kosovës, ku nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se ky variant duhet të merret seriozisht.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se variant i ri I kronavirusit mund të përhapet më shpejt se variant Delta.

“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”, ka deklaruar Vishaj.

“Në Klinikën Infektive jemi duke i trajtuar 5 pacientë, prej tyre 3 janë në okisgjeno-terapi. Gjendja është shumë e qetë. Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”, ka deklaruar ai për EkonomiaOnline.