Pagat e mësimdhënësve, PDK i jep afat deri të enjten ministrit Murati

03.10.2022

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati nëse deri ditën e enjte nuk i ekzekutojnë pagat e mësimdhënësve, të cilët sot filluan procesin mësimor. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka theksuar se presin afat prej pesë ditëve që të bëhet […]

Pagat e mësimdhënësve, PDK i jep afat deri të enjten ministrit Murati Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati nëse deri ditën e enjte nuk i ekzekutojnë pagat e mësimdhënësve, të cilët sot filluan procesin mësimor.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka theksuar se presin afat prej pesë ditëve që të bëhet ekzekutimi i pagave, e nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të bëjnë kallëzim penal ndaj ministrit në Prokurorinë Speciale.

Tahiri ka thënë se mosekzekutimi i pagave paraqet vepër penale.

“Ne presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse deri të enjten nuk ekzekutohen pagat do të bëjmë kallëzim penal ndaj ministrit në Prokurorinë Speciale. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale.

Ne shpresojmë që të mos vie puna deri aty por ju e shihini se kemi një ministër të papërgjegjshëm e arrogantë”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, Tahiri ka shtuar se një gjë e tillë, është mënyra më e keqe që mund të filloj mësimi në një vend, kështu duke thënë se nuk duhet që të cenohet dinjiteti i mësimdhënësve dhe se puna e tyre është e pashembullt.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka filluar viti i ri shkollor, pas një greve të mbajtur nga ana e mësimdhënësve si shkak i mosreflektimit të Qeverisë karshi kërkesave të tyre.