Hamza thërret në takim Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së
04.10.2026
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thirrur për sot, në orën 14:00, një takim të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë.
Në takim, Hamza pritet t’i informojë strukturat e PDK-së lidhur me takimet që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ku ndër temat e diskutimit ka qenë edhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas raportimeve të mediave, pas përfundimit të takimit, Hamza pritet të deklarohet për media.
Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po diskutohet edhe çështja e ndryshimeve të mundshme ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara.
