Kurti premton votimin e Ligjit për UÇK-në: Të enjten paradite e votojmë në lexim të dytë

06.10.2026

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për UÇK-në, do të votohet në lexim të dytë të enjten paradite.

Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që sonte të marrë pjesë në seancë dhe ta votojë presidentin, duke u zotuar publikisht se pas kësaj do të votohet edhe ligji.

“Le ta votojmë presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem se do ta votojmë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Të enjten paradite do ta votojmë”, ka deklaruar Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi i zgjedhjes së presidentit dhe votimi i Ligjit për UÇK-në janë ndër çështjet kryesore që po diskutohen në Kuvendin e Kosovës.