Ramadani: LDK-ja dhe PDK-ja ranë në “lojën e Kurtit”, Aleanca qëndroi drejt

04.10.2026

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe takimet e liderëve të partive për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, fillimisht LDK-ja e më pas edhe PDK-ja kanë rënë në atë që e cilëson si “lojë të Kurtit”.

“Në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK, pastaj edhe PDK. Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar takimet e zhvilluara ndërmjet liderëve politikë, duke pretenduar se ato nuk kanë qenë të orientuara drejt arritjes së një marrëveshjeje, por për “blerje kohe dhe fotografi”.

“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, ka deklaruar ai.Ramadani ka thënë se Aleanca, sipas tij, ka ruajtur të njëjtin qëndrim gjatë gjithë procesit dhe se nuk është lëkundur nga pozicioni i saj.

“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!”, ka shkruar deputeti.