OVL e UÇK-së falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë

15.09.2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

OVL e UÇK-së falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë Foto: Ilustrim

Në një njoftim për media, OVL e UÇK-së thekson se dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

“Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, dhe, përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More