Lejimi dhe organizimi i dasmave, për SuharekaOnline flasin nga Oda e Hotelerisë

15.06.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Qeveria e atëhershme kishte ndërmarrur disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Masat që i ndërmori ishin nga mbyllja e shkollave e deri tek mbyllja totale, ku gastronomia e ka pësuar më së […]

Lejimi dhe organizimi i dasmave, për SuharekaOnline flasin nga Oda e Hotelerisë Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Qeveria e atëhershme kishte ndërmarrur disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Masat që i ndërmori ishin nga mbyllja e shkollave e deri tek mbyllja totale, ku gastronomia e ka pësuar më së shumti.

Që nga viti i kaluar e deri më sot ende nuk janë hapur sallat e dasmave, gjë që ka bërë të ketë rënie të ekonomisë.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte marrur vendim për lehtësimin e masave duke filluar nga heqja e orës policore, lejimin e punës së gastronomisë deri në ora 23:00, mos obligimi i bartjes së maskës kur je vetëm në ambiente të jashtme.

Në vazhdën e vendimeve për lehtësim të masave, sot pritet të merret vendimi edhe për lejimin e organizimeve të dasmave.

Në një prononcim për SuharekaOnline nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) kanë thënë se deri më sot ka qenë koha për përfundimin e hartimit të manualit, ku në bazë të këtij manuali do të mbahen ahengjet e ndryshme, duke përfshirë sallat e dasmave, klubet e natës si dhe pishinat.

Më tutje nga OHT-ja kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do organizohet një takim mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, departamentit të estradës si dhe nga kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva.

Ky takim do të bëhet për dakordimin për vendimin e lehtësimit të masave për organizimin e ahengjeve, ku pastaj të dilet me një komunikatë apo konferencë për media dhe të kumtohet vendimi.

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit për SuharekaOnline kanë theksuar se 90% do të lejohet organizimi i ahengjeve, por vetëm se duhet të bëhen edhe këto procese formalisht.