Gastronomët marrin premtime se s’do të ketë më mbyllje totale: Të pavaksinuarit të mos hyjnë në lokale
Takimi i ministrit Latifi me përfaqësues të këtyre sektoreve po vlerësohet si i frytshëm. Si i frytshëm po vlerësohet ky takim pasiqë nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit (OHT) kanë theksuar se kanë marrë premtime nga ministri që nuk do të ketë më mbyllje totale për këtë sektore. Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva ka thënë […]
Takimi i ministrit Latifi me përfaqësues të këtyre sektoreve po vlerësohet si i frytshëm.
Si i frytshëm po vlerësohet ky takim pasiqë nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit (OHT) kanë theksuar se kanë marrë premtime nga ministri që nuk do të ketë më mbyllje totale për këtë sektore.
Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva ka thënë se i kanë përkrahur dhe i përkrahin këtë iniciativë që tash e tutje të bashkëpunojnë që të dalin sa më mirë me vendime, kjo sepse virusi COVID-19 dhe gjëra të tjera kanë ndikuar dukshëm sidomos për biznesin hotelier e turistik, që të jenë në prag të falimentimit.
Po ashtu, Sogojeva derisa ka folur lidhur me këtë takim ka bërë thirrje që pavarësisht lirimit të masave për sektoret e përmendura më lartë, në hapësira të mbyllura të mos lejohen qytetarët që nuk janë të vaksinuar me vaksinën anti-COVID.
Gjithashtu, i pari i OHT-së ka thënë se ka gjasa që të kthehemi në pikën zero, kjo pasiqë sipas tij pandemia COVID-19 ende nuk ka kaluar.
“Edhe pse kemi lirim të masave, mendoj që këto masa do të lirohen e nuk kemi me pas problem për këto masa, kanë me qenë të lira. Por, edhe pse e kemi këtë lirim të masave, unë apeloj që në hapësira të mbyllura, i lus të gjithë pronarët, të gjithë subjektet hoteliere turistike, në hapësira në mbyllura mos ti lëshoj njerëzit të cilët nuk i kanë së paku dy vaksina. Të mos kthehemi në pikën zero, mundemi me u kthy në pikën zero. Sipas informatave që i kemi do të thotë Covidi ende nuk ka kaluar, tash paraqitja e tij prap në Kinë. Mirë është që ne të vijmë deri te ajo që ta ruajmë vetveten, që të mos kthehemi në pikën zero ose në mbyllje”, tha ai.
E sa i përket takimit me Ministrin Latifi, Sogojeva tha se janë dakorduar që të mos ketë mbyllje totale.
“E mira e këtij takimi të djeshëm ka qenë që u dakorduam me propozimin e odës, ku me vete e kisha edhe Afrim Muqiqin që është drejtor i estradës, që në asnjë mënyrë mbyllja nuk vjen në shprehje. Do të bëjmë çmos edhe Ministria edhe ne si përfaqësues që mbyllje më të mos ketë. Lus edhe njëherë që t’i respektojmë këto masa që i kemi edhe kërkesa e dytë kërkesa ime personale si Kryetar i Odës Hotelerisë dhe Turizmit është vaksinohuni, merrne edhe vaksinën e tretë sepse sipas të dhënave i kemi vetëm 5 për qind të popullatës deri tani e kanë marr vaksinën e tretë”, tha ai.