Mungesa e punëtorëve – arsimi mund të mbetet pa mësimdhënës, gastronomia të kalojë në vetëshërbim

  • 28.08.2022
Mungesa e punëtorëve – arsimi mund të mbetet pa mësimdhënës, gastronomia të kalojë në vetëshërbim

Mungesa e kuadrove ka prekur shumë sektorë, madje po paralajmërohet edhe ikja jashtë vendit e mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se frika më e madhe është pas heqjes së vizave për shkak se një pjesë e madhe e mësimdhënësve sidomos gjenerata e re do të shkojnë rrugëve të Evropës.

Tutje, ai tha se gradualisht Kosova do të mbes pa kuadro sidomos në lëndë shkencore e teknologji.


“Kam frikë se po u hapë mundësi me viza edhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve të Kosovës sidomos gjenerata e re kam frikë se do të shkojnë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë ngase këtu është ngulfatur nga kërkesat, presionet nënçmimet dhe pagat tepër të ulta. Rreziku do të jetë gradual te arsimi”.

“Unë kam frikë se gradualisht ne do të mbesim pa kuadro të forta më të mira sidomos në lëndë shkencore teknologji. Prandaj Qeveria edhe neve edhe Policinë duhet të na mbështesë në këtë kohë kur kemi përballje të çmimeve kaq të larta”, tha Jasharaj.

Kurse kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva thotë se nëse vazhdohet me këtë trend të largimit ekziston rreziku që kafiteritë të mbesim pa punëtorë dhe të kalohet në sistemin vetë shërbyes.

“Nëse vazhdohet me këtë trend të largimit do të rrezikohet biznesi ose do të ndryshohet veprimtaria krejt ose do të rrezikohemi të mbesim pa punëtorë. Ndoshta kalohet në sistemin vetëshërbyes”, tha ai.

Ndërsa, një pronar i një kafiterie thotë se këtë vit ka mungesë të madhe të punëtorëve.

“… këtë vit është më keq se vitet e tjera. Shumë ka mungesë të punëtorëve. Sikur sivjet asnjëherë ma keq nuk u kanë”, tha ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë