OHT kërkon të hiqet TVSh-ja, thotë se është vështirësuar funksionimi i bizneseve

  • 01.04.2022
OHT kërkon të hiqet TVSh-ja, thotë se është vështirësuar funksionimi i bizneseve

Ai ka shtuar se situata e ekonomike në Kosovë dhe lufta në Ukrainë po e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.

“Ne edhe më herët kemi kërkuar që TVSh-ja edhe në kohën reale të hiqet. Kërkojmë që TVSh-ja të hiqet sepse ende jemi në kohë të pandemisë”.


“Jemi në një situatë që na është paraqitur lufta në Ukrainë pastaj situata e ekonomike e ulët në Kosovë po pamundëson që këto biznese të funksionojnë. Ne kërkojmë sa më shpejt të hiqet TVSh-ja”.

Përveç heqjes së TVSh-së Sogojeva ka kërkuar të largohet edhe akciza e naftës krejt kjo për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve.

“Ka disa shtete që heqin akcizën për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve dhe vetë shtetit sepse shteti varet prej tatimeve. Shteti duhet të lirojë bizneset në mënyrë që të marrë tatime. Në këto kushte me këto rritje të çmimeve pse të mos hiqet edhe akciza me kusht që të kemi lirim të naftës të cilat lidhen si zinxhir në rritjen e çmimeve e sidomos produkteve ushqimore”, tha ai për EkonomiaOnline.

Këto dy forma sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë më të mira se sa të shkohet direkt në tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Unë mendoj që shtetit duhet të mendojë në forma të tjera të ndihmohen qytetarët duke ulur TVSh-në, akcizën sesa të shkohet direkt në Trust. Në Trust edhe ashtu do të favorizohej shtresa e ulët sepse shtresa e mesme dhe e lartë jam i bindur se nuk do të tërheq Trustin”.

Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ku ishte plotësuar dhe ndryshuar edhe  për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku përmes nenit 7 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që plotësoi nenin 26 të Ligjit për TVSh-në, u theksua se uljes së TVSh-së i bashkëngjiten furnizimi i mallrave dhe shërbimet hoteliere, restorantet dhe shërbimet e ushqimit.

Pra, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këta sektor është kthyer në 18% nga 8% sa ishte në vitin 2020 dhe 2021, në fillim të këtij viti.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë