Opozita nuk heq dorë nga kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë elektrike, opsion edhe protestat

23.02.2022

Në opozitë thonë se do të përdorin të gjitha rrugët institucionale për të kundërshtuar këtë vendim. Ata nuk përjashtojnë edhe organizimin e protestave. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka ka thënë se AAK do të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare, parlamentare apo jashtëparlamentare, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët e tjerë […]

Opozita nuk heq dorë nga kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë elektrike, opsion edhe protestat Foto: Ilustrim

Në opozitë thonë se do të përdorin të gjitha rrugët institucionale për të kundërshtuar këtë vendim. Ata nuk përjashtojnë edhe organizimin e protestave.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka ka thënë se AAK do të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare, parlamentare apo jashtëparlamentare, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët e tjerë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.

“Aleanca do të vazhdojë të kundërshtojë shtrenjtimin e rrymës elektrike në të gjitha rrugët institucionale. Nëse kjo nuk do të ketë sukses, atëherë jemi të hapur të shqyrtojmë edhe forma të tjera të kundërshtimit”, ka thënë Blaka për Indeksonline.

Edhe në partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate janë të vendosur për të kundërshtuar këtë vendim.

Madje ata nuk përjashtojnë mundësinë që bashkë me PSD-në dhe parti tjera të organizojnë protesta.

Një nga zyrtaret e këtij subjekti, në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline se janë diskutuar dy data si opsion për të thirrur protestën.

Dy partitë tjera më të mëdha parlamentare, LDK e PDK kanë thënë se do të ndjekin instancat gjyqësore për të kundërshtuar këtë vendim, duke mos përjashtuar kështu edhe mundësinë për ta dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje.