Opozita këmbëngulë për zgjedhje, të gatshëm edhe për koalicione

20.01.2024

Kërkesën për zgjedhje të reja në vend partitë opozitare po e shfaqin çdo ditë e më shumë edhe gjatë këtij fillimviti. Nga PDK e AAK janë të hapur për koalicione dhe nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti, ndërsa LDK-ja vendimin do ta marrë nga Këshilli, raporton Ekonomia Online. Partitë opozitare thonë se keqqeverisja […]

Opozita këmbëngulë për zgjedhje, të gatshëm edhe për koalicione Foto: Ilustrim

Kërkesën për zgjedhje të reja në vend partitë opozitare po e shfaqin çdo ditë e më shumë edhe gjatë këtij fillimviti. Nga PDK e AAK janë të hapur për koalicione dhe nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti, ndërsa LDK-ja vendimin do ta marrë nga Këshilli, raporton Ekonomia Online.

Partitë opozitare thonë se keqqeverisja e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe se për këtë duhet t’iu drejtohen kutive të votimit. Si dëm tjetër i përmendin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Krasniqi, shpreh bindjen se do të dalin fitues në zgjedhje. Ai për Ekonomia Online thotë se vija të kuqe kanë vetëm për partitë serbe.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi deklaroi se LDK-ja si partia e parë në vend është e gatshme për zgjedhje.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, 2024-ën e konsideron si vit zgjedhor, ndërsa thotë se janë të hapur me partitë tjera për koalicione.