Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

15.05.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton EO.

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati Foto: Ilustrim

Ai ka pasur edhe një porosi për opozitën që të jenë gati për një proces të tillë, në të kundërtën ka thënë se do të përfundojë mandati.  

“Opozita duhet të bëhet gati. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, ka thënë Kurti në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS.