Opozita e gatshme për zgjedhje të reja, kritika për Qeverinë Kurti

11.03.2024

Tri subjektet opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare.

Opozita e gatshme për zgjedhje të reja, kritika për Qeverinë Kurti Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri para mediave tha se qeverisë Kurti duhet ndërprerë mandatin, pasi sipas tij, po punon vetëm në dëm të interesave të qytetarëve.

“PDK që nga qershori i vitit 2023 nuk voton asgjë në Kuvend për një arsye të vetme sepse kërkojmë t’ia ndërpresim mandatin kësaj qeverie, që është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve. Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se PDK nga qershori i vitit 2023 dhe kërkon zgjedhje.

“Jemi të gatshëm t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, tha ai.

Të gatshëm për zgjedhje u shprehën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është e gatshme çdo herë për zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve, LDK është partia më serioze në Kosovë dhe jemi të gatshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet të marrim pjesë”, deklaroi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se zgjedhjet do të mund të shpallen në mesin e gushtit.

“Mes gushti është data kur munden me u shpallë zgjedhjet. Pra, zgjedhje do të ketë në janar, ose shkurt. E, Albini ka qejf të mbahen në shkurt”, tha për media Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për tri mundësi që vendi të shkohet në zgjedhje.