Operacioni “Bardhoshi”, arrestohen pesë persona – konfiskohen 75 kilogramë marihuanë

11.11.2021

Në këtë operacion policor janë arrestuar pesë persona si dhe janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë. Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku Reshat Murseli ka thënë se hetimet për këtë operacion të koduar “Bardhoshi” kanë filluar para disa muajsh. “Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni […]

Operacioni “Bardhoshi”, arrestohen pesë persona – konfiskohen 75 kilogramë marihuanë Foto: Ilustrim

Në këtë operacion policor janë arrestuar pesë persona si dhe janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku Reshat Murseli ka thënë se hetimet për këtë operacion të koduar “Bardhoshi” kanë filluar para disa muajsh.

“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, kurse 55 kilogram marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar tjetër.

Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, dhe Ferizaj”, deklaroi ai.

Po ashtum, Murseli bëri të ditur se personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.