Një hap historik për ekonominë: Nga 1 janari 2027, produktet e Kosovës vetëm me barkode vendore

23.06.2026

Republika e Kosovës ka shënuar një hap historik në konsolidimin e ekonomisë dhe sovranitetit të saj tregtar duke u anëtarësuar zyrtarisht në Organizatën Ndërkombëtare të Barkodeve.

Përmes këtij anëtarësimi, mallrat e prodhuara në Kosovë do të gëzojnë më në fund një identitet të plotë shtetëror. Ky proces pritet të sjellë një vlerë të shtuar për bizneset vendore dhe të garantojë një besueshmëri prej 100% te konsumatorët, të cilët tani e tutje do të kenë siguri të plotë për origjinën e produkteve që blejnë.​

Megjithatë, koha e tranzicionit për kalimin nga barkodet e vjetra po pritet të përfundojë së shpejti. Sipas njoftimit zyrtar, nga data 1 janar e vitit 2027, në treg do të lejohen dhe do të njihen ekskluzivisht vetëm barkodet zyrtare të Republikës së Kosovës, duke mbyllur përfundimisht fazën e përdorimit të kodeve të tjera alternative.​

Në fund, institucionet u bëjnë thirrje të gjithë prodhuesve dhe ndërmarrësve që të nxitojnë dhe të aplikojnë sa më shpejt për t’u pajisur me kodet e reja shtetërore. Ky mobilizim i shpejtë është i domosdoshëm për të shmangur çdo pengesë burokratike apo bllokim të produkteve në treg pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi./Oda Ekonomike/