Ngjyrosen tabela të vendosura të enjten në veri, intervenojnë institucionet

15.03.2024

Gjatë natës shumë tabela që janë vendosur të enjten në veri të Kosovës, të cilat kanë zëvendësuar tabelat në të cilat emrat e vendbanimeve shkruheshin vetëm në gjuhën serbe, janë ngjyrosur.

Ngjyrosen tabela të vendosura të enjten në veri, intervenojnë institucionet Foto: Ilustrim

 Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej shqip.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani e kë konfirmuar për RTKlive. “Janë ngjyrosur më shumë se gjysma”, ka theksuar ai.

Sipas Elshanit, sot institucionet janë duke ndërhyrë në tabela, për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela në të cilat emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.