Policia sekuestron armë të rënda në veri, qytetarët ndihmojnë në zbulim

18.04.2026

Falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës, janë zbuluar dhe sekuestruar mjete të shumta ilegale në dy raste të ndara në fshatin Paljevo, komuna e Zubin Potokut.

Policia sekuestron armë të rënda në veri, qytetarët ndihmojnë në zbulim Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, më 18 prill 2026, njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri kanë vepruar pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, duke realizuar kontrolle në dy lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë, në një hambar janë gjetur një pushkë Zastava M59, mbi 160 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe një uniformë ushtarake me simbole të shtetit të Serbisë.

Ndërsa në rastin e dytë, në një shtëpi të braktisur janë sekuestruar armë më të rënda, përfshirë një zollë, dy trombllona, dy granata dore M75, dy armë automatike AK-47, karikatorë, dhjetëra fishekë dhe mjete të tjera taktike.

Lidhur me këto raste, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo rast i dyshuar të raportohet në numrin emergjent 192.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More