Nga sot Austria lejon fluturimet nga Kosova

Nga data 16 korrik Austria kishte zgjeruar listën e shteteve të cilave ua ka ndaluar transportin ajror, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Në dekretin e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në Austri ishte vendosur që nga tetë shtete ku ndaloheshin fluturimet, të zgjerohej lista në 18 shtete.

Ndërsa që nga data e sotme 1 gusht fluturimet lejohen të realizohen përsëri nga të gjitha shtetet, por ato që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të tregojnë një test PCR negativ, shkruan SuharekaOnline.

Sot ka skaduar vendimi i Austrisë për ndalimin e fluturimeve nga 18 vende me rrezik të lartë nga koronavirusi, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti u ndaluan të zbarkojnë që nga 16 korriku.

LEXO EDHE:  Për 24 orë u shqiptuan 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska në Suharekë

Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpriti heqjen e ndalimit të fluturimeve, gjë që do të çonte në një ndryshim të fluksit të udhëtimit dhe kështu do të dëmtonte Austrinë si një vend biznesi dhe turizmi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.