🚨 Arrestohet në Austri 36-vjeçari nga Kosova i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar
Një shtetas 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Austri pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vuajtjen e pjesës së mbetur të një dënimi me burg.
Foto: Ilustrim
Sipas autoriteteve austriake, Zyra e Policisë Kriminale të Austrisë së Epërme kishte marrë në fillim të korrikut informacion për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij. Më pas, Prokuroria e Wels lëshoi edhe urdhër arresti kombëtar.
36-vjeçari ishte dënuar nga një gjykatë në Kosovë në vitin 2020 me dy vjet burg për lëndim të thjeshtë dhe lëndim të rëndë trupor ndaj zyrtarëve policorë. Ai ende kishte për të vuajtur një pjesë të dënimit.
I kërkuari u lokalizua dhe u arrestua më 9 korrik në rrethin e Vöcklabruckut. Pas arrestimit, ai u dërgua në Qendrën Korrektuese në Wels, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të mëtejshme.
