Nga Oda Hotelierisë ankohen për masat e reja: Do të kemi humbje milionëshe

18.08.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme është takuar me institucione shëndetësore, e kryetarë komunash për të diskutuar lidhur me ndërmarrjen e masave të reja kundër këtij virusi. Rritja e madhe e këtyre rasteve, […]

Nga Oda Hotelierisë ankohen për masat e reja: Do të kemi humbje milionëshe Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme është takuar me institucione shëndetësore, e kryetarë komunash për të diskutuar lidhur me ndërmarrjen e masave të reja kundër këtij virusi.

Rritja e madhe e këtyre rasteve, ka detyruar autoritetet shëndetësore që të rikthejnë disa masa shtrënguese.

Mbyllja e klubeve të natës, reduktimi i orarit të lokaleve të gastronomisë dhe masat e reja për mbarëvajtjen e dasmave, përfshihen në masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë të martën.

Ndërsa sot do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet të miratohen masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.

Vetëm nga sallat e dasmave, dëmet pritet të kapin shifrën mbi 13 milionë euro për 10 ditë.

Kështu ka thënë Visar Demolli nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT), ku ka shtuar se pasi të hyjnë masat e reja në fuqi dëmet do të jenë të konsiderueshme.

Masat të cilat pritet të miratohen nga Qeveria, do të prekin më shumë sektorin e Hotelerisë dhe Gastronomisë.

Dasmat (për shkak prenotimeve) do të lejohen edhe një kohë, por me vetëm deri në 150 persona dhe jo më vonë se ora 22:30. Cdo dasmorë do të lejohet në dasëm me certifikatë të vaksinimit ose testet PCR ose seriologjike.

Ndërsa klubet e natës nga 20 gusht mbyllen komplet si dhe gastronomia do të lejohet të punoj deri në ora 22.30 me masat e mëhershme, me 50% të kapacitetit në hapësirat e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në hapësirat e jashtme.

Mbi 32 mijë punëtorë do të largohen nga puna këto ditë, kështu ka thënë në një prononcim për Gazetën Insajderi, Drejtori Ekzekutiv në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Ai ka thënë se gastronomia e hotelieria përsëri janë si pikë qitje, por ata prap u dakorduan që masat të jenë deri më datën 1 shtator dhe të ulen prap me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për rishikim të masave.

“Masat e reja që do të hynë në fuqi nga data 20.08.2021 janë masat të cilat prap e atakojnë  Hotelerin dhe Gastronomin, ku e dim se në Kosovë për çdo gjë, ne si hotelier jemi si pikë qitje, po prap u dakorduam që keto masa të jenë deri me datë 01.09.2021 dhe të ulemi prap me ministrin Vitia dhe të rishikohen këto masa”, deklaroi Demolli.

“Humbjet normale që do të jenë milionshe ku është e deshmuar se me salla dasmash janë të lidhur ngusht prodhuesit vendor si ata të mishit po ashtu të pijeve. Po vetëm salla dasmash kap shifren mbi 13.500.000 milonë euro per 10 ditshin pa i llogaritur prodhuesit e bashkpuntoret tjerë”, shtoi Demolli.