Masat e reja, asnjë kufizim për të hyrë në Kosovë

03.05.2022

Javën që lamë pas u miratuan masat e reja lehtësuese, ku në këto masa nuk përmendet asnjë lloj kufizimi as në rrugë tokësore dhe as atë ajrore. Ndërsa deri para vendimit të fundit për lehtësim të këtyre masave, për të hyrë në Republikën e Kosovës nevojitej certifikata e vaksinimit ose testi negativ kundër COVID-19. Ndonëse […]

Masat e reja, asnjë kufizim për të hyrë në Kosovë Foto: Certifikata e vaksinimit / Çlirim Gashi

Javën që lamë pas u miratuan masat e reja lehtësuese, ku në këto masa nuk përmendet asnjë lloj kufizimi as në rrugë tokësore dhe as atë ajrore.

Ndërsa deri para vendimit të fundit për lehtësim të këtyre masave, për të hyrë në Republikën e Kosovës nevojitej certifikata e vaksinimit ose testi negativ kundër COVID-19.

Ndonëse nuk ka kufizim për hyrje në vend, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, bizneseve private, organizatave si dhe subjektet tjera, duhet që të posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza ose duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për virusin COVID-19 (Sars-CoV-2) jo me të vjetër se një javë.

Po ashtu ende rekomandohet bartja e maskës në ambientet e mbyllura duke mbuluar hundën dhe gojën, gjithashtu në mjetet e transportit publik si dhe ndërkombëtar.

Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës, ku edhe është marrë vendimi për masat anti-COVID, është thënë se ky vendim është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se masat e propozuara me këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19, masat e përcaktuar me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll”, tha ministri Latifi.

Vendimi i plotë

SHQIP-Vendimi-masat-30-04-2022-2