Pakoja e ringjalljes ekonomike, mbi 200 biznese kërkojnë kompensim për mbi 600 punëtorë

18.08.2021

Tash e disa javë Qeveria e Kosovës përkatësisht ministri i Financave, Hekuran Murati kishte prezantuar masat për Ringjallje Ekonomike. Deri tani mbi 200 biznese në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë aplikuar pë rreth 700 punëtorë për të përfituar nga vendimi i Qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Nga ATK kanë thënë se punëdhënësit […]

Pakoja e ringjalljes ekonomike, mbi 200 biznese kërkojnë kompensim për mbi 600 punëtorë Foto: SuharekaOnline

Tash e disa javë Qeveria e Kosovës përkatësisht ministri i Financave, Hekuran Murati kishte prezantuar masat për Ringjallje Ekonomike.

Deri tani mbi 200 biznese në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë aplikuar pë rreth 700 punëtorë për të përfituar nga vendimi i Qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Nga ATK kanë thënë se punëdhënësit kanë mundësi të aplikojnë për përfitim nga këto masa përmes sistemit elektronik EDI.

Sipas të dhënave të deritanishme për masën e subvencionimit të pagës deri në 50 përqind të pagës mujore bruto për tra muaj, deri tani kanë aplikuar 63 punëdhënës për 149 punëtorë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.

Ajo gjithashtu ka theksuar se është edhe masa 1.2 e Ringjalljes Ekonomike, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, e që kjo masë parasheh subvencionimin e kontributit pensional në vlerë prej 10 për qind të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj.

Sipas Bytyqi-Sefa deri tani për masën 1.2, duke filluar nga muaji qershor e deri në korrik, kanë aplikuar 62 biznese për 274 punëtorë.

Ndërsa në mesin e këtyre masave bënë pjesë edhe masa 1.2, mbështetja e punësimit të grave, që parasheh subvencionim të pagës deri në 50 përqind të pagës bruto mujore për tre muaj.

Në këtë masë pas përfundimit të periudhës tre mujore subvencionohen kontrubutet pensionale për muajt e kaluar.

Zëdhënësja e ATK-së ka bërë të ditur se deri tani për masën 1.3, janë 144 kërkesa me 242 punëtorë

Etiketat