Nesër takimi për dinarin në Bruksel, zëvendësambasadorja amerikane në objektin e Qeverisë

24.04.2024

Zëvendësambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, sot gjatë ditës ka qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nesër takimi për dinarin në Bruksel, zëvendësambasadorja amerikane në objektin e Qeverisë Foto: Ilustrim

Në pamjet e filmuara nga mediat ajo shihet duke dalë nga objekti i ekzekutivit.

Grunder ka qëndruar atje një ditë para se në Bruksel të mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq rreth çështjes së dinarit në Bruksel.