Nesër fillon numërimi i votave të diasporës

23.10.2021

Po ashtu, KQZ ka bërë të ditur se ky proces do të fillojë nesër në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). “Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës […]

Nesër fillon numërimi i votave të diasporës Foto: Ilustrim

Po ashtu, KQZ ka bërë të ditur se ky proces do të fillojë nesër në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërkaq, në mbledhjen e KQZ-së, shefi i Sekretariatit të këtij institucioni, Burim Ahmetaj ka theksuar se 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë kanë ardhur përmes postës në Kosovë, ku 9 mijë e 610 pako janë aprovuar, ndërsa 1 mijë e 324 të tjera janë refuzuar.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.