Nesër fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID për personelin shëndetësorë

01.06.2021

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar personelin shëndetësorë i cili më 5 maj të këtij viti është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që ditën e nesërme të paraqiten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës. Dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 pritet të marrin […]

Nesër fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID për personelin shëndetësorë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar personelin shëndetësorë i cili më 5 maj të këtij viti është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që ditën e nesërme të paraqiten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.

Dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 pritet të marrin rreth 249 punëtorë shëndetësorë.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Gjithashtu, nga MSH kanë kërkuar që të respektohen terminet sipas listës.

Njoftimi i plotë:

Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për  marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!

Dozat e dyta – 1 tetori termini 2 qershor 2021