Nënshkruhen marrëveshjet e mbështetjes financiare nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike

09.11.2021

Siç thuhet në njoftim, në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore. Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë […]

Nënshkruhen marrëveshjet e mbështetjes financiare nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike Foto: Ilustrim

Siç thuhet në njoftim, në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore.

Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.