Nën masa të rrepta sigurie, Thaçi largohrt nga zyra e EULEX’it-dërgohet për në Hagë

22.03.2025

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait.

Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku ka qëndruar gjatë natës.

Derisa Thaçit po largohej nën masa të rrepta sigurie, grupi i te rinjve që ishin mbledhur për të protestuar thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së.

Ky grup i te rinjve gjatë protestës mbanin në duar p1arullat: “S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi.

Pas vizitës, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentit është mirë me shëndet.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.