Krahasuar me 2019, në tremujorin e fundit të 2020’s rritet eksporti i mallrave për 49.44%

06.04.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020. Sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak. BPV-ja në TM4 2020 shënon rritje reale për 0.72%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit […]

Krahasuar me 2019, në tremujorin e fundit të 2020’s rritet eksporti i mallrave për 49.44%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020.

Sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM4 2020 shënon rritje reale për 0.72%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2019). Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (8.37%); informacioni dhe komunikimi (9.01%); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.60%); artet, argëtimi dhe çlodhjet, dhe aktivitetet e tjera shërbimi (4.89%); administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (7.75%); aktivitetet profesionale dhe administrative (6.17%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (1.92%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (25.26%).

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: ndërtimi (-16.05%); dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (-0.31%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rënie ishin: formimi i bruto kapitalit (-10.94%); eksporti i shërbimeve (-2.79%); dhe importi i shërbimeve (-3.58%).

Ndërkaq, rritje në këtë tremujor kishin: eksporti i mallrave (49.44%); importi i mallrave (5.11%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (3.80%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (3.12%).

Me vlerësimin e tremujorit të katërt (TM4), sipas metodologjisë ASK-ja jepet një vlerësim paraprak për vitin 2020, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve kishte një ulje reale prej (-4.14%), krahasuar me vitin 2019. Vlerësimet e tremujorëve të vitit 2020 janë të përkohshme dhe do të rishikohen në bazë të të dhënave vjetore. BPV vjetore sipas qasjes së prodhimit dhe shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të periudhës së njëjtë të vitit paraprak, do të publikohen në shtator të vitit 2021.

Etiketat