Kosova eksportoi 100.5 milionë euro mallra në gusht, importet arritën në 668.5 milionë

23.09.2026

Kosova ka regjistruar deficit tregtar prej 568 milionë eurosh gjatë muajit gusht 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Kosova eksportoi 100.5 milionë euro mallra në gusht, importet arritën në 668.5 milionë Foto: Ilustrim

Gjatë këtij muaji, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 100.5 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 31.9 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Ndërkohë, importet arritën në 668.5 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Si rezultat, deficiti tregtar u rrit në 568 milionë euro, nga 536.8 milionë euro sa ishte në gusht të vitit 2025, ose 5.8 për qind më shumë. Eksportet mbuluan vetëm rreth 15 për qind të importeve.

Në strukturën e eksporteve, pjesën më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 21.8 për qind. Pas tyre renditen produktet minerale me 15.5 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.3 për qind, plastika dhe goma me 8.8 për qind, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 6.5 për qind.

Sa u përket importeve, produktet minerale përbëjnë 19.8 për qind të totalit, të ndjekura nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.1 për qind, mjetet e transportit me 11.7 për qind, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 11.5 për qind dhe metalet bazë me 8 për qind.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar i Kosovës. Eksportet drejt vendeve të BE-së në gusht arritën në rreth 30 milionë euro, ose 30.2 për qind të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 29.8 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Ndërsa importet nga vendet e BE-së arritën në rreth 279 milionë euro, që përbënin 41.7 për qind të importeve të përgjithshme.

Gjermania ishte një nga partnerët kryesorë si në eksporte, ashtu edhe në importe, e ndjekur nga Italia dhe Holanda në eksporte, ndërsa në importe nga BE-ja pas Gjermanisë u renditën Italia dhe Polonia.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More